Kronike
SHBA, DERGON USHTARE NE KOSOVE
Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës në SHBA, janë nisur për në Kosovë në një mision nëntë mujor që ka për focus, garantimin e sigurisë.
Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të, do të jenë pjesë e Komandës amerikane nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit ‘Joint Guardian’, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që prej vitit 1999.
Kujtojmë se trupa nga Polonia, Zvicra, Letonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Hungaria dhe Italia po ashtu shërbejnë në këtë komandë që prej përfundimit të luftës në Kosovë. 635 janë gjithsej trupat amerikane që aktualisht shërbejnë në misionin paqeruajtës.
https://www.youtube.com/watch?v=FYA8qcQLkJ4