Bota
Biden: Apokalipsi bërthamor është në tryezë
Joe Biden tha se rreziku i “Armagedonit”, apokalipsit bërthamor, është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave kubane të vitit 1962.
Presidenti amerikan sfidoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke paralajmëruar se përdorimi i një arme bërthamore taktike mund të dalë shpejt jashtë kontrollit dhe të çojë në shkatërrim global.
Duke folur në një mbledhje fondesh për Komitetin Demokratik të Fushatës Senatoriale, Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin është “një djalë që e njoh mjaft mirë” dhe “Ai nuk po tallej kur fliste për përdorimin e armëve taktike bërthamore, atyre biologjike apo armëve kimike”.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për “sulme parandaluese” që duhet të ndërmerren nga NATO nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore.
Më herët, Putin ka lënë të kuptohet për përdorimin e arsenalit bërthamor të vendit të tij
“Dua t’ju kujtoj se Rusia ka mjete të ndryshme shkatërrimi, dhe kur integriteti i vendit tonë është i kërcënuar, për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë, sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, tha Putin më 21 shtator teksa në fund I vuri edhe vulën: Ky nuk është një bllof