Connect with us

Kronike

E rëndë/ Djali 21-vjeçar dhunon nënën e tij

Një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij është arrestuar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë E.Z, 21 vjeç  , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale ”Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement