Connect with us

Bota

‘Gjenerali bërthamor Armagedon’ nis shfaqen…

Sipas burimeve të ndryshme të inteligjencës, vendimi për të goditur objektivat civilë me raketa në shkallë të gjerë në Kiev është urdhëruar nga komandanti i ri i forcave të armatosura ruse në Ukrainë, i famshëm për operacionet e tij brutale. Është fjala për Sergej Surovikin, i cili me urdhërat e tij po gjeneron një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Surovikin ka fituar në terren nofkën, “Gjenerali bërthamor Armagedon”, për aftësinë e tij për të kryer veprime jokonvencionale dhe brutale gjatë konflikteve.

Vëzhguesit e konsiderojnë atë “të preferuarin e Vladimir Putinit”, njeriun tek i cili mbështetet presidenti rus për të kryer detyra të ndërlikuara, si bombardimi i Kievit, pas disfatës në Kharkiv dhe pas shpërthimit të zjarrit në urë e Krimesë.

Një përgjegjësi edhe më e madhe, ajo e Surovikin, duke qenë se me emërimin e tij për herë të parë që nga fillimi i ofensivës, Mbrojtja e Moskës ka shpallur zyrtarisht emrin e komandantit të saj në konflikt, edhe për t’iu përgjigjur kritikave të brendshme të kohëve të fundit të skifterëve të ushtrisë, duke filluar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov

E kaluara e Surovikin ka shumë pika të errëta. Në kaosin post-sovjetik, ai u hetua dy herë. Fillimisht në gusht 1991, gjatë grushtit të dështuar të shtetit ku u akuzua se kishte vrarë tre persona. Pastaj ne vitin 1995, I akuzuar për trafik armësh. Në kurrikulën e tij ka edhe shumë episode dhune

Advertisement