Connect with us

Kronike

PRIMARET, ZGJEDJET VENDORE DHE TERRITORJALJA

Primaret, zgjedhjet vendore, reforma territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate jo parlamentarë diskutuan në selinë e PD gjatë takimit me kryetarin Sali Berisha.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe se po vepron si në kohën e Enver Hoxhës

Edi Rama e ndaloi votën në PS, por një parti që ndalon votën brenda mund të jetë terroriste, fashiste, staliniste mund të jetë çdo lloj, por vetëm demokratike nuk është. Edi Rama ka ndaluar votën. Këta njerëz të cilët pranojnë të funksionojnë pa votë brenda, këta janë të frikshëm, sepse janë të aftë të zbatojnë çdo urdhër, nuk kanë normë. Mund të bëjnë tortura, si në kohën e Enver Hoxhës”.

Berisha tha se Rama nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhe mbështetjen më të madhe e ka nga SOROS

Përveç kësaj, të themi të vërtetën mbështetja e Sorosit është jashtëzakonisht e çmuar për të. Për fat të keq nuk është realizuar se çfarë armiku i egër është Soros për forcat e qendrës së djathtë dhe konservatore. Në histori kush kurrë nuk ka shpenzuar 18 miliardë euro në Europë për të mbështetur këto forca siç ka shpenzuar Soros.

Berisha ndër të tjera shtoi se do të ketë edhe një proces zgjedhor integral

Në përzgjedhjen e kandidatëve. Në përpjekjet për një proces zgjedhor integral. Në përpjekje për të hapur rrugën për referendume. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të hapur rrugën e referendumeve. Duhet të bëjmë një kauzë shumë të madhe bashkërisht. Keni shumë të drejtë për reformën territoriale, por kjo është një gjë në letër sepse Edi Rama nuk pranon asnjë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=_yuOpT4GXhk

Advertisement