Sport
Milan ‘nxjerr’ Chelsea nga kriza
Milani është mposhtur 0-2 në San Siro nga Chelsea në ndeshjen e 4 të grupit E.
Ndeshja nisi keq për kuqezinjtë, pasi Tomorri ndërhyri keq ndaj Mount dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Jorgino u tregua i saktë.
Goli i dytë erdhi nga Aubameyang. Kjo humbje e lë Milanin në vendin e 3 me 4 pikë, 2 pikë më pak se Salzburg dhe 3 pikë më pak se Chelsea i vendit të parë.
Ndërkohë, në Grupin H PSG dhe Benfica kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1 dhe i prishur punë Juves që tashmë është pothajse jashtë Champions.
Golat u realizuan nga penalltitë. Fillimisht Mbappe realizoi 40′, ndërsa Joao Mario barazoi më 62′.
PSG dhe Benfica mbajnë kreun me nga 8 pikë, Juve e 3-ta me 3 pikë po aq sa ka dhe Maccabi Haifa