Connect with us

Kronike

I ati vrau babë e bir, e mitura merret në pyetje nga policia

Vajza e cila u ngacmua në rrjetet sociale nga Kenado Shira, është duke u marrë në pyetje nga Policia e Shtetit. E mitura, ndodhet në komisariat dhe po jep versionin e saj lidhur me këtë masakër e cila la ditën e sotme 3 persona të vdekur dhe 2 të plagosur.

I ati i vajzës, Fiqiri Mjeshtri në debat e sipër, vrau ditën e sotme me armë zjarri babë e bir, Kenado dhe Ilir Shirën. Ai kërkoi takimin me babë e bir, pasi Kenado dhe kushëriri i tij, 14-vjeçari Renato Hasula, ngacmonin vajzën e autorit.

17-vjeçari, pasi mbaroi shkollën shkoi në lokal ku do të takohej me Mjeshtrin dhe të atin. Fiqiriu noxrri armën dhe nisi të qëllojë, ndërsa adoleshenti doli para plumbave për të mbrojtur të atin, duke përfunduar i vdekur në trotuar. Autori u vetëvra disa minuta më pas ndërsa policia prangosi dy vëllezërit e tij, Besnik dhe Bakir Mjeshtri, pasi nuk bënë asgjë për ta ndaluar gjakderdhjen.

Advertisement