Connect with us

Kronike

Masakra në Klos dhe tavolina e ‘sqarimit’ (DETAJE)

NTV.AL sjell detaje të reja në lidhje me masakrën me tre viktima në Klos, ku mbetën të vrarë Kenado, 17 vjeç dhe Liri Shira, 46 vjeç (babë e bir) dhe të plagosur Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir).

Autori Fiqiri Mjeshtri pas masakrës qëlloi veten me armë e për pasojë humbi jetën.

Shkak i maskarës dyshohet se është bërë vazja e autorit, së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin. 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë në vend ngjarje thonë se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen.

Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre

Për tu sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e adoleshentëve Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula.
Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.

17 vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u trasportuar në spital.

Dy ta plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë trasportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë.

Nga informacionet Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.

Autori dhe dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja dhe ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.

Janë shoqëruar dy vëllezërit e autorit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, të cilët kanë dhënë dëshmitë në polici, më pas janë liruar pasi nuk gjenden prova që ti lidhin me ngjarjen.

Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale, dhe në rrugë, ajo është ndjerë e shantazhuar dhe ka njoftuar familjen për ta zgjidhur këtë situatë, që rezultoi në një masakër.

Advertisement