Kronike
Prostitucion e drogë/ Pas 25 vitesh arrestohet shqiptari
25 vjet më parë ishte shpallur në kërkim, por sot në gjykatën në Astit në Itali, Maksim Kokomani është përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. Shqiptari, së bashku me vëllain e tij (i paidentifikuar nga mediat italiane), akuzohen për grabitje, prostitucion, trafik droge, por edhe tentativë vrasjeje.
Kokomani, tashmë i mbrojtur nga avokatja Monica Grosso, ishte 27 vjeç kur u shpall në kërkim dhe ishte gjykuar në mungesë nga gjykata e Astit për disa krime: duhej të vuante 22 vite burg, ndërsa vëllai i tij, 16. Vëllezërit kishin mbërritur në Itali në fillim të viteve ’90 dhe sipas hetimeve të asaj kohe, krimet kryesore që u ngarkoheshin të dyve ishin kryer në zonën e Astit.
Në vitin 2003, hetimet e policisë së Astit zbuluan se si vëllezërit edhe vitin 1996 ishin arrestuar teksa shpërndanin doza heroine duke përdorur një karvan, të cilin herë pas here e zhvendosnin në periferi të fshatrave. Nga ana tjetër, për biznesin e paketimit, ata u vendosën nën një urë të autostradës Torino-Piacenza.
Sa i përket akuzës së rëndë për tentativë vrasje, Kokomani kishte gjetur ‘terren pjellor’ në Venecia. Dy vëllezërit dhe një të tretë (i cili kishte bashkëpunuar me ta vetëm në vitin 1997), gjatë një grabitjeje kishin tentuar të vrisnin me pistoletë dhe thikë pronarin e një shtëpie. Ndaj sot, ai është përballur me drejtësinë dhe është në pritje të zyrtarizimit të vendimit ndaj tij.