Connect with us

Kronike

SHIU PËRMBYT DURRËSIN

Reshjet e shumta të shiut që nisën nga fillimi I kësaj jave kanë krijuar sërish probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona të Durrësit.

Reshjet intensive dhe të vazdhueshme përgjatë natës së kaluar kanë sjellë edhe vërshimë të shumta të ujrave në rugë.

Në këtë qytet situate paraqitet më propblkematike në rrugët dhe kryqëzimin e lagjes 18 pranë stadiumit “Niko Dovana” por e njëjta situatë paraqitet edhe në disa rrugë dytësore të Shkozetit.

Me uljen e intensitetit të reshjeve dhe pushimin e shiut gjatë orëve të paradites, ujërat kanë nisur të tërhiqen nga rrugët duke lënë pas llum e papastërti.

Ndërkaq e njejta situatë ka ndodhur dhe në qytetet të tjera të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=4eAKbw3tRy4

Advertisement