Connect with us

Kronike

FESTIVALI NAPOLITAN I KËNGËS NË DURRËS

Të premtën salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të ndizet nga këngët napoletane.

Në orën 18.00 starton edicioni III i Festivalit të Këngës Napoletane, një aktivitet kulturor që po kthehet në traditë në këtë qytet.

Shoqata “New Umor Sound” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe shkolla artistike “Jan Kukuzeli” organizojnë edicionin e tretë të këtij festivali, që ndryshe nga vitet e kaluara kur pjesëmarrja ka qënë më e kufizuar për shkak të pandemisë, këtë herë numri i këngëtarëve pjesëmarrës është shumë më i lartë.

Janë rreth 13 këngëtarët që konkurojnë për vendin e parë në këtë festival

Ata do të vlerësohen për performancën e tyre në skenë nga juria e përbërë nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, Orges Mema, Luljeta Strefi, Sajmir Kalaja dhe Katerina Bellviso

E ftuar speciale në këtë edicion të tretë të festivalit është këngëtarja napoletane Imma D’inverno.

https://www.youtube.com/watch?v=T-2KSYHCm9E

Advertisement