Connect with us

Kronike

Shqiptari vjedh makinën dhe tenton të hyjë në avion

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Zvicrës. Rreth orës 22:00, një shqiptar 22-vjeçar ka hyrë pa autorizim në ambientet e aeroportit. Më pas ai ka hyrë në pistën e avionëve dhe ka vjedhur një makinë zvicerane, të cilën e përdori për të shkuar drejt pistës 28.

Në këtë pistë që përdoret për fluturimet në distanca të largëta, shqiptari u përpoq që të hipte në një avion për në Johanesburg, duke përdorur një jelek fluoreshent. Por ekuipazhi i ndaloi hyrjen dhe ai më pas u largua.

Një punonjës i sigurisë së aeroportit më në fund e zbuloi atë në kabinën e ngarkesave të një avioni që po fluturonte drejt San Paolos në Brazil.Pas arrestimit, prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj tij.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur para shtatë javësh, ajo tani është bërë publike.

Advertisement