Connect with us

Kronike

FJALIMI I RAMES NE KESHILLIN E EUROPES

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se Edi Rama turpëroi Shqipërinë me fjalimin e tij, por edhe dëmtoi Kosovën në momentin kur pritet anëtarësimi i saj në KiE..

Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ‘ktheu tavolinat’ në një akt prej gangsteri politik. Fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit. Ne pamje të parë patriotik, por në esencë antishqiptar, Rama foli sikur te ishte Lukashenko i Bjellorusise. Kryetari i një republike me rekord të zi në të drejtat e njeriut, media dhe demokraci. Në këtë kuptim i foli subkoshienca.  Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosoven si aleat, ne momentin me delikat te antaresimit te saj ne Keshillin e Europes.

Sipas Garos Kryeministri e tregoi veten në fjalim si një përfaqësues tipik I narkoshtetit.

Këtë turp e faqe të zezë e pasqyron akti i pashembullt, bojkoti që iu bë darkës së tij, ndonëse kryeministër i nje vendi anëtar i Keshillit te Europes, dhe vendi anëtar te Natos, dhe qe ka hapur negociatat me BE, nga Komiteti Presidencial dhe grupi me i madh parlamentar i Asamblesë. Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Nje turperim i tille nuk edhte regjistruar ndonjë here ne kujtesën 73 vjeçare te Keshillit te Europes.

https://www.youtube.com/watch?v=-KhIDDSuTyE

Advertisement