Pinknews
Kujt i thërret “kalorësi im” Megi Pojani
Megi Pojani është një ndër konkretentet e cila ka tërhequr shumë vëmendje me hyrjen e saj në “Dancing With The Stars”.
Gjithmonë sensuale dhe provokuese, e po kështu është shfaqur edhe në këtë spektakël.
Lidhur me këtë e ka “kritikuar” edhe juria, ku i kanë thënë se nuk duhet të provokojë aq shumë, por në puntatën e fundit e ka mbrojtur dhe moderatorja Bora Zemani, kur u shpreh se “Si mund ti thuhet një vajze kaq të bukur, që të mos jetë provokuese”.
Megjithatë Megi nuk e pati aspak problem dhe vijoi e pashqetësuar, por provokimet e saj nuk mbaruan aty.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga performanca “provokuese” nga krevati, ku shfaqet me partnerin e saj të kërcimit Jurgen Bala.
“Kalorësi im”- shkruan Megi krahas postimit me balerinin.