Connect with us

Politike

Meta: Rama po shantazhon prodhuesit e energjisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për krizën energjetike.

Meta shkruan se Rama shantazhon prodhuesit në vend se t’i mbështeste për të mbuluar vjedhjet.

Sipas tij, në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjetik dhe sidomos nga megaaferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, Rama kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa

POSTIMI I PLOTË

Pa investimet e jashtëzakonshme dhe me sakrifica të mëdha të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend situata do të ishte tragjike për ekonominë tonë dhe konsumatorin familjar ndërsa çmimi shumë më i lartë.

 

 

Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjetik dhe sidomos nga megaaferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro.

Prodhuesit ekzistues me përparësi të energjisë elektrike kontribuuan në sistemin elektro-energjetik shqiptar me 2,124,476 MWh, përgjatë vitit 2021.

Këtë energji Furnizuesi i Tregut të Lirë e paguan 8.56 lekë/kwh. Pra 7 herë më lirë se çfarë është duke blerë KESH.

Kosto e investuar për të instaluar 1 MW është përafërsisht 1 milion euro. Aktualisht janë investuar për 1200MW kapacitete të instaluara që shërbejnë për sigurinë e furnizimit me energji.

Ndaj në vend që të mbështesë investitorët për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe t’u krijojë lehtësira, Kryeministri i shantazhon dhe kërkon t’i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet e tij skandaloze me importet e energjisë kur ai e ble 7 herë më shtrenjtë se sa ua ble Furnizuesi i Tregut të Lirë prodhuesve vendas.

Kriza energjetike që rrezikon vendin ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën dhe babëzinë e tij për të vjedhur papushim!

Meta Fb

Politike

Berisha nxjerr VIDEO-n: Si gënjeu sot Rama paturpësisht se medemek s’ka sulmuar asnjë gazetar

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Berisha ka publikuar një video ku tregon të kundërtën e asaj ç’ka pretendon Rama.

Ai shton më tej se edhe Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e Edi Ramës si organizatë mafioze që janë.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu sot paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Ndiqni videon për të dëgjuar veç një rast që vërteton të kundertën e kësaj që Rama thotë.

E vërteta e madhe është që Edi Rama, mediat e gazetarët i ka sulmuar, ka mbyllur kë ka dashur, i ka tallur, i ka bullizuar, i ka vendosur epitete. Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e tij si organizatë mafioze që janë.

Të gjithë janë në garë kush ta kopjojë më mirë.

Elisa mban rekordin në fakt në këtë adhurim ndaj Skënderbuçit të saj, teksa flet jo vetëm me gojën e Ramës, por dhe gjestet e tij.

Continue Reading

Politike

Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.

Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po  ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë/ Balla: Përfshihen njerëz të krimit në Shqipëri dhe BE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione të tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokakt pse nuk goditen”, tha Balla.

Continue Reading

Politike

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako paraqitet në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme.

Continue Reading

Politike

‘Në kohën e Saliut vidhej, por Rilindja është bandë që del në 8 të mëngjesit vetëm për të vjedhur’

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatoi me analistin Andi Bushati për korrupsionin masiv që ka prekur pushtetin dhe administratën.

Andi Bushati: Me sa kuptova, zoti Pëllumbi mbajti narrativën që ka korrupsion por ne po e luftojmë. Unë them që jo, PS, por Rilindja sot, jo që po lufton, por është bandë që del në 8 të mëngjesit për të vjedhur në zyrat e shtetit. Edhe në kohën e Tahirit u tha po e luftojmë ne kanabisin, prandaj doli sheshit.

Arben Pëllumbi: Çfarë ndodhte me korrupsionin para 2013?

Andi Bushati: Ka patur korrupsion të madh.

Arben Pëllumbi: Më thuaj një emër, kush u dënua? Në Bashkinë e zotit Basha ka patur ndonjë të korruptuar?

Andi Bushati: Ai flite gjumë nuk bënte gjë. Por Ilir Meta për tentativë blloku, la postin e zv.kryeministrit. Nuk u dënua, e trukoi procesin.

Arben Pëllumbi: Këta zotërinjtë janë në burg.

Ylli Rakipi: Ore kryetari i Bashkisë ka përgjegjësi politike?

Arben Pëllumbi: Kur të shohim se çfarë do të nxjerrë prokuroria, do të diskutojmë për këtë temë.

Andi Bushati: Padyshim ka patur korrupsion, të gjithë flisnin. Por këtu dalin drejtorë me dhejtëra milionë euro pasuri. Vidhej në kohë të Saliut, ka qenë tenderi 15-12, këta e bënë 30 dhe tani kalon buxhetin te drejtori. Po hasim prova përditë. Ju thatë inceneratori që nuk ekziston, kanë dy vjet tecet lundruese në Vlorë dhe pagueht çdo ditë pa u ndezur. Është vjedhur për të mos bërë asgjë, paguhet 80 mijë dollarë cdo ditë. Ka arritur vjedhja në disa përmasa. Pastaj me këto lekët e vjedhjes, bëjnë nga këto mitingjet si në Athinë. Harxhohen paratë për masturbimin delirant të liderit.

Arben Pëllumbi: Po të prisja me kuriozitet kur te dilje te kjo pjesa e Edi Ramës, sepse ti nuk e mbyll dot fjalinë pa e përmendur Ramën.

Andi Bushati: Po se ai po na vjedh.

Arben Pëllumbi: Nga viti 92 deri sot, ka patur korrupsion, por cili është ndryshimi? Ne, hapin e parë bëmë sistem drejtësie që të kishte këllqe të godiste edhe brenda nesh. Mbani mend dikur ishte një drejtor tatimesh në arrest shtëpie dhe vazhdonte në detyrë. Një mentalitet që këtu, për kë dua unë ka drejtësi, për kë dua unë, nuk ka drejtësi. Kjo koha ka mbaruar. Kemi bërë shërbime online për të shkëputur kontaktin dhe të mos ketë rradhë dhe korrupsion. Nuk janë më këto gjëra.

Andi Bushati: Po vodhe me incinerator, nuk ka nevojë të mbledhësh 2 mijë lekshat.

Arben Pëllumbi: Po ç’punë ka inceneratori? E di që nuk të erdhi mirë për mitingun e Athinës, aty ishin 6-7 mijë vetë.

Andi Bushati: Ç’donin ata kryetarë bashkie që për ti bërë goroje shefit ishin aty?

Arben Pëllumbi: Kanë qytetarët e tyre emigrantë në Athinë.

Andi Bushati: Po drejtori i Teatrit kishte valltaret?

Arben Pëllumbi: Kemi një vit që merremi me Belerin dhe bëhet një gjë e mrekullueshme në mbështetje të diasporës tonë në Greqi dhe kësaj ti themi jo autobuz, jo korrupsion….

Continue Reading
Advertisement

TRENDING