Kronike
Durrës/ 26-vjeçari gjendet i vdekur në breg të detit
Një i ri 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në breg të detit në Durrës.
I riu me iniciale E.XH., që banonte në Durrës është gjetur pa shenja dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.