Connect with us

Kronike

NGA MILIARDAT NE MILIARDA

Nëse nuk shkakton polemika, nëse nuk i bën njerëzit të debatojnë, ndoshta nuk është i lumtur. Elon Musk, babai-mjeshtër i ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’, i cili drejton një sistem satelitor që ofron internet me ‘Starlink’, është duke folur edhe një herë për veten e tij. Për muaj të tërë ai kishte ripozicionuar satelitët e kompanisë së tij mbi Ukrainë për të lejuar që vendi të kishte akses në internet.

Më pas, disa ditë më parë, ai propozoi përmes Twitter-it një zgjidhje paqeje mes Kievit dhe Moskës, diçka që zemëroi të gjithë, nga presidenti Zelensky e deri te vetë Shtëpia e Bardhë. Tërheqi pas vetes një ortek sulmesh nëpërmjet internetit dhe, ndoshta edhe nga inati, kishte komunikuar se nuk mund të mbështeste më financiarisht përpjekjet ekonomike të satelitëve në Ukrainë duke i kërkuar Pentagonit dhe Brukselit që të ndërhynin për të paguar shpenzimet.

Dhe duket se kërcënimi i tij ka dhënë efektin e dëshiruar. Bashkimi Evropian, me gojën e përfaqësuesit të tij të lartë Jospe Borrell, mendon të fusë dorën në portofol.

Elon Musk, di si ti shtojë miliardat…

https://www.youtube.com/watch?v=FIYnLtvtnho

Advertisement