Connect with us

Kronike

ULEN IMPORTET

Cmimet e larta në Shqipëri rezultojnë se po frenojnë konsumin për shumë produkte.

Nga raporti I INSTAT, vlerësohet se në periudhën janar-shtator, importet në sai ranë me gati 6% në krahësim më të njëjtën periudhë te një viti më parë.

Por edhe psë në sasi kanë rënë importet në vlerë janë rritur me 25% më shumë.

Tendenca tkurrëse në sasi është ndikuar kryesisht nga reduktimi i importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që ranë me 16% për 9 mujorin me bazë vjetore. Rritja e çmimeve të karburanteve rezulton se po e frenon konsumin në vend.

Ndërkaq në rënie vijojnë të jenë dhe plehëruesit, me tkurrje 47% për 9 mujorin, një tregues i vështirësive që po kalon sektori bujqësor.

Burimet nga tregu bënë të ditur se heqja e subvencioneve dhe vënia e TVSH mbi inputet, të kombinuara me çmimet e larta të plehëruesve në tregjet ndërkombëtare i bënë të papërballueshme blerjet nga fermerët shqiptarë.

Për shkak të kostove të larta, fermerët këtë sezon kanë kryer më pak mbjellje si në sera dhe në fushë. Në kontrast, importet e zarzavateve për 9 mujorin janë rritur ndjeshëm në sasi me 44%.

Importet e drithërave u tkurrën me 22% për janar-shtator, duke reflektuar një tkurrje të konsumit, që sipas operatorëve po ndikohet edhe nga emigracioni. Ky i fundit po bëhet një faktor i ndjeshëm në konsum, sipas raportimeve nga shumë sektorë, që po ndiejnë rënien e fuqisë blerëse për shkak të mungesës së njerëzve, sidomos të rinjve.

https://www.youtube.com/watch?v=kDxBUVUorr8

Advertisement