Connect with us

Politike

Votat e mesnatës për të gjetur IM

I hapet rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka thuhet për të në dosjet e ish sigurimit duhet të sqarohet”. Ky ishte thelbi i fjalës së Kryeministri Rama dje në seancë plenare teksa diskutoheshin nismat ligjore për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Kryeministri tha se Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë.

“Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se komunizmi ka vdekur, por ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit, anti-komunist si frymë dhe qasje.

“Të torolisë dynjanë, jo lustracioni, viktimat, xhelatët, këtu është e thjeshtë, hiqet një pengesë dhe të gjitha figurave të rëndësishme të shtetit u hapen dosjet që u janë mbajtur mbyllur me një certifikatë pastërtie nga shok. Shik i ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M. A është I.M që u shkon mendja atyre për keq, apo ndonjë I.M tjetër. Shumë thjeshtë u zbulua, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet kjo kategori dhe të lehtësohen gjithë. Largqoftë të mësojmë që shtetasin IM. E paskemi pasure merre e ngjite ku ka pasur vend në të gjithë piramidën shtetërore. Ule, vëre. Kot e komplikojmë. Kjo është një arsye për ta parë qartë se kush është kush në këtë teatër të madh. ‘Non grata’ bashkë me krahun radikal anti-juridik. Se ti je krahu juridik Oerd. Të gjithë kanë marrë arratinë, sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh se kanë të mundur ta përballojnë. Se kanë shumë arsye. E dyta si mund tu thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet. Kur vetë i shmangesh një ballafaqimi me të vërtetën. Një kreshnik që u thotë shqiptarëve bashkoheni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për dinjitet thotë menjëherë ta marrin vesh. Jo vrap rrezik, është me shtetasin I.M, nëse është ai që thonë gojët e liga, unë shpresoj që jo. S’ka sekrete shtetërore të asaj kohe, do ta hapësh merre lexoje”, tha Rama në Kuvend.

Në përgjigje të kryeministrit Rama, deputeti i Rithemelimit Oerd Bylkbashi i tha Rmës se testi i tij do të jetë ligji i lustracionit, nëse do ta votojë apo jo, dhe kjo do të tregojë sipas tij nëse e ka ndarë shpirtin nga komunizmi.

E dyta pyetja që kam është e thjeshtë a je që kriminelët e komunzimit të ndalojnë që të marrin funksione në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë në detyrë të largohen. Vetting është edhe ai, a je për vettigunin. Në këtë votim nuk shihemi për ligjin që nuk hapin asgjë, hap gjitha dosjet. Në bashkë shihemi kur të votohet ligji i lustracionit”, tha Bylykbashi.

“Në fund të fundit, thash për ty ishte një sprovë e vogël, për të treguar në një monomet për një shërbim ndaj shqiptarëve, por ti e ke bërë nga inati i dikujt. Do e votosh personalisht apo jo. Se nuk e the. Nëse është sprovë po ta them tani, sprovë ke lustracionin ti, sepse ti ndihesh i sfiduar sepse ti e menduar se do na kishte kapluar edhe ne, se meqë është një amendament i sjellë nga ne i përqafuar nga ju të duket sikur ka kompleks…Për lustracionin, kjo është sprova. Kaq ishte kjo punë, hajd ta votojmë. Se mbaj mend seancën e fundit, a do e votosh, a do e votosh. Ti do e votosh”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që në emër të Partisë së Lirisë, foli deputeti Petrit Vasili, i cili kundërshtoi hapjen e dosjeve me argumentin se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar me urdhër politik dhe se ka shkelur ligjin duke marrë 7 vendime njëkohësisht.

“Ca po bëjmë sot, po i japim të drejtë që të japin dosjet, ca nevojë kanë këta. Këta e morën të drejtën, nuk pyetën për parlamentin. Morën urdhrin politik dhe i hapën, në raportin i vunë emër dhe mbiemër ish presidentin, nuk patën nevojë për konkluzione. Nuk vërtetuan as minimumi gjeneralitetet e njeriut. Ky autoritet që nxitoi dhe mori 7 vendime me radhë, mori një email anonim, folën me anonimin, janë shumë të zot pastaj hetuan gjetën dosjen e verifikuan, arritën rezultatin doli dhe ligj që na e sollën ne dhe i bëjnë avokatin këta bashkë me këtë piktorin e sigurimit. Këto institucione nuk zbatojnë ligjin dhe sot vini na flisni në emër të tyre, se ashtu u duhej hesapi”, tha Vasili.

Kujtojmë se Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.  Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës.

Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. Meta ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit për manipulim.

 

Politike

Nga hetimi i Berishës te inceneratorët/ Noka ‘breshëri’ pyetjesh, Dumani: S’jam nën presion

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni.

Dumani është përballur me pyetjet e deputetëve, mes të cilëve edhe ato të Flamur Nokës.

Ky i fundit e ka pyetur kreun e SPAK nëse është peng gjëkundi dhe nëse Prokuroria Speciale vepron me urdhrat politikë të Edi Ramës, mbi copëzimin e dosjes së inceneratorëve dhe konçensioneve, si dhe mbi vendosjen nën hetim të disa prej kryetarëve të partive opozitare, përfshi edhe ish-Kryeministrin Edi Rama.

 

Dumani u pyet nga Noka nëse përbën vepër penale fakti që kompanisë së inceneratorit iu dha një bonus 8%.

Një tjetër pyetje e Nokës për Dumanin ishte ajo mbi dosjen Metamorfoza, ku u lëshuan 51 fletë-arreste, janë arrestuar 6 persona. “Kush e dekonspiroi operacionin Ju apo Policia e Shtetit, pasi kjo e fundit ka reaguar”, tha Noka, duke iu drejtuar Dumanit.

Noka tha se po të lexosh transkriptet është shqetësuese sepse një ish-deputet i PS-së që del këtu dhe organizon grup killerash për të vrarë një tjetër ish-deputet të PS-së, na rezulton i përfshirë edhe në dosjen e krimeve elektorale.

“Kush i lidh këto dy ish-deputetë që organizojnë grupe killerash për të vrarë njëri-tjetrin, mos i lidh Kryeministri? Lezha ziente për arrestimin e Arben Ndokës, përpara se jut ë bënit operacionin”, tha Dumani.

Gjithashtu Noka e pyeti Dumanin për fatin e dosjeve 184 dhe 339, që kanë të bëjnë me krimet elektorale. “Për krimet zgjedhore a është e vërtetë që Policia ka referuar pranë SPAK vetëm persona të opozitës dhe a ka persona të pushtetit që janë referuar”, pyeti Noka, kreun e SPAK Dumanin.

Në vijim, Noka e pyeti Dumanin se si i konsideronte prokurimet me negociata të mbyllura.

Reagimi nga Dumani

Duke marrë fjalën në Komision, Dumani tha se për vitin 2023 janë regjistruar 178 procedime të reja lidhur me korrupsionin. Dumani tha se ka një rritje të ndjeshme lidhur me procedimet, krahasuar kjo me vitet e mëparshme.

“Unë ngelem i njëjti, si në 2008 kur drejtova Task Force në Prokurori, si sot. Nuk më rriten veshët edhe kur më lavdërojnë edhe më komplementojmë. Përpiqem të bëj më të mirën edhe sot që drejtoj SPAK”, tha Dumani. Ai tha se nuk i ka pasur duart e lidhura as në 2008 dhe as i ka sot në 2024-ën. “Unë jam prokuror, as atëherë dhe as tani nuk i kam duart e lidhura. Nuk ka shans që të ndikojë ndonjë në punën time dhe kolegëve të mi, përfshi këtu edhe politikën”, tha Dumani.

Lidhur me ish-Kryeministrin, Kreu i SPAK tha se drejtësia nuk mund të sfidohet. “Çështja është nën hetim dhe nuk mund të komentoj”, tha Dumani.

Përsa i takon hetimeve për inceneratorët, Dumani tha se përgjegjësinë do e zbuloj hetimi. “Jemi në fazën më dinamike të hetimit të inceneratorëve, përfshi këtu edhe për atë bonusin 8%. Ne nuk pushojmë akuza, i drejtohemi Gjykatës”, tha Dumani.

Në vijim ai shtoi se meritat dhe kritikat i takojnë të gjithë stafit të SPAK, të gjithë prokurorëve. “Kur ka vend për tu vlerësuar, duhet të vlerësohemi”, u shpreh Dumani.
Ai u shpreh se nuk është kënaqësi për asnjë prokuror që të çojë njerëz në burg, por ne bëjmë detyrën tonë.

Dumani përjashtoi çdo mundësi që operacioni i fundit të jetë dekonspiruar nga SPAK. “Po si mund të thoni apo të aludoni që kjo çështje penale është dekonspiruar nga SPAK? Është fyese për ne, pasi kemi punuar orar pa orar lidhur me këtë procedim penal”, tha Dumani.

Lidhur me dosjet 339 dhe 184, Dumani tha se nuk ka asnjë lloj dijenije pasi nuk ka qenë as prokuror I çështjes.

“Jemi gati t’iu vemë në dispozicion çdo informacion që kemi mbi çështjen”, tha Dumani.

Continue Reading

Politike

SPAK nis hetim pasuror për Erion Veliaj dhe familjarët! U kërkon informacion bankave për transaksionet

Disa ditë pas marrjes në pyetje për çështjen e inceneratorit të Tiranës, kreu i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, është vënë nën hetim nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

Mësohet se ndaj Veliajt ka filluar procedimi penal dhe se SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj.

Pjesë nga dokumenti i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: te

Shtetasi Erion Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, lindur në Tiranë, 17.12.1979.

Shtetasja Ajola Xoxa, e bija Arben dhe Valbona lindur në Tiranë më 16.07.1983.

Shtetasi Arbër Veliaj, i biri i Luan dhe Shqiponjë, lindur në Tiranë, i datëlindjes 25.12.1985.

Shtetasja Shqiponjë Veliaj, e bija e Maliq dhe e Fare, lindur në Vlorë, e datëlindjes 08.01.1949.

Informacioni duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, duke specifikuar numrat e llogarive, datën e çeljes së llogarive apo depozitave, personin dhe dokumentet e përdorura për…

…Nëse rezulton se nga këta shtetas është marr kredi, atëherë të dërgohet një kopje e të gjithë praktikës duke përfshirë dokumentacionin e dorëzuar në momentin e aplikimit për kredi dhe informacion i detajuar mbi shlyerjen e kredisë.

DREJTUESI I PROKURORISË, Atin Durmani

ME URDHËR DHE ME DELEGIM PROKURORI I POSAÇEM, Ols Dade

 

Marë nga Panorama.al

http://www.panorama.com.al/spak-nis-hetim-pasuror-per-erion-veliaj-dhe-familjaret-u-kerkon-informacion-bankave-per-transaksionet/

Continue Reading

Politike

Doktrina ekonomike e Partisë Demokratike në konventën historike

Nga Azgan Haklaj

Partia Demokratike së shpejti, konkretisht me dt 1 qershor do të startojë me konventën ekonomike si shtylla themelore e qeverisjes së ardhshme.
Natyrisht që principet bazë janë të qarta pasi mbi ato principe të tregut dhe të ekonomisë së lirë është krijuar forca jonë politike.
Ajo mbetet përgjithmonë misionare e lirisë së individit dhe demokracisë.
Mirëpo situata ekonomike në vendin tonë është jo vetëm alarmante por buzë katastrofës si rezultat i keq qeverisjes dhe korrupsionit.
Është veshtirë të gjesh krahasime në historinë moderne jo vetëm të kontinentit por dhe thellë ne Afrikën Sahariane.
Këtë e shohin dhe e përjetojnë shqiptarët por edhe po pasqyrohet në raportet me reputative të institucioneve politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
Një Shqipëri që vidhet nga banda në pushtet më keq se piratët në ishujt e vetmuar të oqeaneve.
Në këto kushte Partia Demokratike ka obligimin parësor t’ju paraqesë shqiptarëve jo vetëm e thjesht një plan shkencor ekonomik por një platformë të mirëstudjuar për stopimin dhe sherimin e gjendjes-gangranë ku është zhytyr e po gulçon ekonomia.
Edhe ky hap racional kërkon studim e përshtatje me situatën ndaj PD-ja dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në konsultim përmanent me ekspertë të fushës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, konsultimi serioz me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe faktorë akademikë do të jenë në bazën e programit tonë të ardhshëm qeverises.
Natyrisht që në situatën ku është katandisur ekonomia lipsen menjëherë masa të rrepta stopuese e parandaluese sidomos në abrogimin e ligjeve klienteliste korruptive të aprovuara në klandestinitet e me djallezi nga kjo mazhorancë.
Ka ardhur koha e një operacioni të detajuar të plagës të zhytyr në ngangrenizim.
Jemi optimistë se dhe ndihma e aleatëve tanë euroatlantik do të jetë e pakursyer siç po deshmohet sot e materializuar në organet e drejtësisë së re kryesisht të Prokurorisë dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Partia Demokratike është e vendosur të ringjallë tregun e lirë dhe konkurencën e ndershme bazuar në ligjet e vendit duke i dhënë fund trustit e oligarkisë politiko-ekonomike që rrënojnë themelet e shtetit e po shpopullojnë vendin pasi pasiguria dhe shpresa e vrarë janë refreni i ditës.
Koha po vjen…është koha e shqiptarëve!

Continue Reading

Politike

Cameron sot në Tiranë: Nga takimi me Ramën te vizita në Presidencë, zbardhet agjenda

Ditën e sotme, 22 maj, sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërrin në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.

Cameron, do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe në prën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit, Kryeministri Rama – Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Ju lutemi, nisni emrat e gazetarëve që do të jenë të pranishëm”, njofton Kryeministria.

Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

“Pershendetje te gjitheve,

Presidenti Begaj do te prese neser, diten e merkura, date 22 maj, ora 14.30 Sekretarin Britanik te shtetit per ceshtjet e jashtme, lordin David Cameron”, njofton Presidenca.

Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Politike

Argita Malltezi në krye të PD? Deputeti i Rithemelimit kundër: Do ishte rënie e kauzës së opozitës

Deputeti demokrat, Dash Sula është kundër që Partia Demokratike të drejtohet nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çifligu, Sula tha se kjo do shënonte një rënie të kauzës opozitare. Ai është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

“Edhe zonja Malltezi kontributi i saj do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD dhe e gjithë opozitës do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar, ne e bëmë provën me Lulzim Bashën dhe erdhi kur erdhi. Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha i bën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula.

Ky reagim vjen pasi Argita Malltezi, e ftuar në Debat me Alba Alishani në A2 CNN tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING