Connect with us

Kronike

Aksident me motor, vdes 20-vjeçari (EMRI + FOTO)

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e djeshme në një aksident automobilistik në Greqi. Viktima është 20-vjeçari Klajdi Kraja. Ai ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas me dy makina në autostradën e vjetër kombëtare, Patras – Pirgos, konkretisht në lartësinë e Alisos.

Fillimisht Kraja është përplasur me një fuoristradë, e cila ka kaluar në drejtim të kundërt të trafikut dhe më pas është përplasur me një mjet të dytë. Përplasja rezultoi fatale për të riun shqiptar, i cili ndërroi jetë në vend. Të plagosur mbetën edhe dy persona që udhëtonin me makinat.

Policia Rrugore e Patrës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Burimi: Pelop.gr

Advertisement