Kronike
SHAKIRA I THOTE TE GJITHA
Shakira ka publikuar këngën e re”Monotonia” me Ozuna, që duket se zbulon arsyen e ndarjes nga Gerard Piqué. Në video, Shakira shihet duke ecur nëpër një supermarket përpara se të ndeshet me një dashuri të kaluar, e cila i gjuan në gjoks, duke i “nxjerrë” zemrën dhe duke krijuar një vrimë të madhe.
Në pjesën tjetër të videos, Shakira lufton për të shpëtuar zemrën e saj pavarësisht se i paraqiten shumë pengesa dhe në fund, arrin ta ruajë në mënyrë të sigurt në një kuti. Ajo buzëqesh ndërsa shikon poshtë çelësin që e hap atë – me sa duket duke lënë të kuptohet se një ditë ajo do ta arrijë përsëri.
Në sfond dëgjohet kënga “Te felicito” si referencë e qartë për faktin se ‘Monotonia’ është vazhdimi i historisë së saj. Kënga fillon në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë: “Nuk ishte faji yt, as i imi. Faji ishte monotonia. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte.”
https://www.youtube.com/watch?v=95JxloF2WZo