Kronike
KRYEMINISTRJA 6-JAVORE
Truss në analet e kadifejta britanike
Liz Truss, Kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dje dorëheqjen, pasi qëndroi në krye të ekzekutivit vetëm 6 javë, mandati më i shkurtri hë historinë e vendit
Po çfarë ndodhi në analet e kadifejta britanike?
Truss e njoftoi me pahir vendimin pas një takimi me Graham Brady, kreun e të ashtuquajturit ‘Komiteti i vitit 1922’, i cili I tha se ajo kishte humbur mbështetjen e shumicës së parties dhe duhej ta kursente veten nga poshtërimi i dëbimit prej kolegëve.
“Më mirë ik vullnetarisht dhe menjëherë sesa…” – e këshilloi Brady
Pas dorëheqjeve të ditët e fundit të ministrit të Financave dhe ministres së Brendshme, dy prej aleatëve të saj më të ngushtë në qeveri, situata për Trussin ishte bërë e paqëndrueshme. Dëmit që i shkaktoi vendit nga politikat e saj fiskale iu shtua humbja e autoritetit
“E mora detyrën në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe ndërkombëtare. Familjet britanike ishin të shqetësuar se si të paguanin faturat. U zgjodha për ta ndryshuar këtë situatë. Kemi arritur rezultate, por kështu ndodhi…pastaj fola me Madhërinë e Tij, Mbretin” – deklaroi Liz Truss
Dy nga paraardhësit e saj në krye të konservatorëve dhe në krye të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May dhe Boris Johnson, kishin dhënë dorëheqjen në të njëjtën mënyrë: Ose largohuni ose do të detyroheni të largoheni.
Nuk ka munguar edhe reagimi cinik i ardhur nga Moska
“Britania nuk e ka njohur kurrë një turp të tillë. Kryeministrja 6 javore do të kujtohet me helmetë mbi tank, injorancën katastrofike dhe vdekjen e mbretëreshës menjëherë pas audiencës me Liz Truss”
Tani pritet që brenda një jave, konservatorët të zgjedhin kreun e ri të ekzekutivit, njëkohësisht kryeministri i ri i vendit. Prestigjiozja britanike “The Mirror” ka zbuluar një listë të kandidatëve të mundshëm, ndër të cilët kundërshtari i Truss për garën e fundit elektorale, Rishi Sunak, por gjithashtu nuk përjashtohet edhe një rikthim i beftë i Boris Johnson
https://www.youtube.com/watch?v=ThpWV0pQHIk