Kronike
Aksident fatal/ Plagosen dy të mitur që udhëtonin me motor
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Ksamilit ku një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi E. M. 33 vjeç është ëprplasur me një motojet me drejtues 16-vjeçarin A. R..
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.