Connect with us

Bota

As kasapët nuk i therrin bagëtitë kështu

Lufta në Ukrainë – Spitali nën gërmadha

Gjithçka që ka mbetur nga ndërtesa është skeleti i saj. Midis rrënojave të atij që dikur ishte spitali i qytetit Izium në Ukrainë, ka vdekje dhe jetë, gjak dhe bisturi

Spitali ishte i vetmi institucion mjekësor që mbeti funksional kur trupat ruse pushtuan Izium në fillim të marsit. Tani një grusht mjekësh, infermierësh dhe patologësh të mbetur, po operojnë në kushte shtazarake

“Kemi vetëm dy barela të lëvizshme, njëra prej tyre shërben për operacionet” – thotë një prej mjekëve

Izium tani është rikthyer në duart e Ukrainës pas një kundërofensivë nga forcat e Kievit. Shenjat që tregojnë praninë e minave rreth kompleksit spitalor, ngadalë po zhduken njëra pas tjetrës. Kurse ata…ende përdorin bisturitë. As kasapët nuk i therrin bagëtitë kështu

Advertisement