Connect with us

Kosova

Targat/ Albin Kurti politikë sonambuli

Jemi në javën e fundit kur përfundon afati i dhënë nga Qeveria Kurti për qytetarët serbë që të zëvendësojnë targat ilegale të automjetëve me ato të Kosovës. Ndërkombëtarët, emisari amerikan Escobar dhe vendet e QUINT-it tashmë kanë kërkuar publikisht që afati të zgjatet.

Mesa duket, me kundërshtimin e presidentes Osmani, është afruar edhe kryeministri Albin Kurti, pasi deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë aprovimi për kërkesën e BE-SHBA, teksa mes mjegullnajës, ka lëshuar një deklaratë ekuivoke, tipike sonambuliste…

“I kuptojmë shqetësimet dhe brengat e Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën” – thuhej në deklaratën e qeverisë së Kosovës

Kërkesë për shtyrjen e afatit për regjistrim të targave ka bërë edhe Ambasadori gjerman në Kosovë. Sipaj tij, afati prej dy muajsh që të zëvendësohen targat ilegale është “jashtëzakonisht i shkurtër”. Rrjedhimisht, ai ka propozuar që afati i dhënë nga Qeveria për qytetarët serbë të zgjatet.

TRENDING