Connect with us

Kronike

Lokal për të shitur drogë, arrestohen tre në Durrës (VIDEO)

DURRËS- 3 persona kanë rënë në pranga pasi kishin përshtatur lokalin për të shitur drogë.

‘Durrës / Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Next”.

Të kërkuar sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njoftimi i policisë.

Advertisement