Kronike
Aksident fatal në Fushë Krujë, viktima 20 vjeçar
Një tjetër aksident me vdekje në vend. Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip smart, e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku. Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
…
Një tjetër aksident me vdekje është shënuar ditën e sotme në Lushnjë. Një 50-vjeçare ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në rrugën rurale ‘Krutje bubullime’. Një 50-vjeçare qe drrjtonte motoçikletën ka gjetur vdekjen në rrugën rurale krutje bubullime. Afërdita rasti 50-vjeçe, banuese në Kallm të Fierit udhëtonte pa kaske mbrojtëse dhe në motoçikletë ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.
Për pasojë të plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjës ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
…
Një aksident i rënë ka ndodhur në autostradën Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Bishtqethëm ku një 60-vjeçar i identifikuar si Qemal Shala ka humbur jetën, pasi motorçikleta me të cilën po lëvizte u përplas nga një mjet bujqësor.
60-vjeçari nga fshati Bitaj po udhëtonte me motoçikletën e tij, kur e ka goditur nga pas një mjet bujqësor. Goditja ka qenë e fort, megjithëse 60-vjeccari Shala ka pasur kaskën mbrojtëse, plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mjeti bujqësor, i cili drejtohej nga Josif Pina ka hyrë në autostrade duke shkelur rregullat e qarkullimit, ndërkohë ai është ndaluar nga Policia deri ne sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ekspertët dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit ku humbi jetën 60-vjeçari.