Politike
Elbasan, Taulant Balla takim me biznesin.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste vizitoi një nga bizneset e rëndësishme të Elbasanit, i cili prej shumë vitesh jep kontributin e tij në tregun vendas dhe sidomos për eksport.
Grimer Gabion është themeluar në Elbasan që në vitin 2002 dhe vit pas viti, pas punës së palodhshme dhe përkushtimit ka zgjeruar aktivitetin e saj.
Grimer e pajisur me çertifikatat ISO, prodhon rrjeta teli të thurura, hekzagonale dhe të salduara; profile të kartonxhesit (gipsit) etj, por me synimin për të sjellë më të mirën në treg, kompania tashmë po punon për pajisjen me çertifikatë CE.
Këto çertifikata japin garancinë e cilësisë konform standarteve ndërkombëtare jo vetëm në Shqipëri, por dhe në tregun Europian.
Aktualisht kompania ka 30 punonjës dhe me zgjerimin e aktivitetit kërkon të tjerë punëtorë të specializuar. Balla falenderoi investitorin për punën e palodhur dhe prodhimet ‘Made in Albania’ në botë.
Të tilla kompani, theksoi Balla kërkojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga ana e qeverisë vendore e qëndrore për të krijuar të gjitha lehtësirat e mundshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Vetëm investime të tilla, prestigjoze garantojnë më shumë vende pune dhe si rrjedhim rritjen e nivelit të jetesës.