Connect with us

Politike

Vula e partis Alibeajt? Berisha: Do tregonte që në Shqipëri s’ka drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratke Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv tha se rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama është “Plani B” i Partisë Demokratike.

Berisha u pyet se si do të vepronte nëse gjykata do të vendosë që vula e partisë t’i jepet Enkelejd Alibeaj, kur tha se kjo do të tregonte që në Shqipëri s’ka drejtësi. Ai tha se pas kësaj, “Plani B” është rrëzimi i Ramës me çdo formë.

“Gjykata s’mund ta bëjë atë, se në këtë rast merr përsipër të shndërrohet në një thikë për pluralizmin, nëse gjykatësit arrijnë në një vendim të tillë, do të thotë se drejtësia këtu është zero. Treni ynë kurrë nuk ndalet, ne ecim të sigurtë drejt fitores. Plani B është rrëzimi i Edi Ramës me të gjitha format, mosbindje civile dhe protesta”, deklaroi Berisha në “A2CNN”.

Advertisement