Connect with us

Kronike

Alo policia! Fle natën me gruan dhe zhduket në…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e autorit të vrasjës së Safet Hyskollarit dy muaj mnë parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ndodhi në në fillim të shtatorit dhe autori, Fatmir Manellari u zhduk menjëherë duke qendruar gjatë gjithë kohës në pyll.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante kontakte me familjen dhe herë pas here vinte flinte aty natën dhe më pas largohej në mëngjes, por dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes për motive të bobëta dy muaj më parë.

Çfarë thotë policia

– F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement