Politike
Protesta e pedagogëve, Berisha: Të gjithë në protestë
Teksa nesër është parashikuar që të mbahet një protestë nga ana e pedagogëve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave, vjen një mesazh mbështetës nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit inkurajoi pedagogët që të vazhdojnë bojkotin e mësimit, ndërsa bën thirrje që të gjithë të marrin pjesë në protestë.
“Vazhdon, i pamposhtur, bojkoti dhe protesta kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! sb”, shkruan kryetari i PD-së, Berisha.