Kronike
RENEA dhe FNSH zbarkon në Shkodër
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/RENEASAS.jpg)
RENA dhe FNSH kanë zbarkuar këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, ku kanë kryer një operacion në lagjen Kiras, pasi po kërkojnë për persona me rrezikshmëri të lartë.
Burime për NTV.AL bëjnë me dije se në në bashkëpunim me policinë e Shkodrës forcat operacionale kanë kryer kontrolle në disa banesa për të kapur persona me rrezikshmëri të lartë, por edhe ata të cilët mbajnë armë pa leje.
Nga aksion i policisë së Shkodrës dhe forcave operacionale janë shoqëruar në komisariat 3 persona të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)