Kronike
Ngacmoi seksualisht dy të mitura, arrestohet
DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Levan, Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin A. J., 54 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër, me mjet të mprehtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kronike
Tragjike/ Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Kronike
Me kallashnikov dhe municione të tjera luftarake në banesë, arrestohet 57-vjeçari
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Gjatë operacionit, në banesat e 2 vëllezërve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe procedohet në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.
Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.
Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kronike
U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta, teksa ai mbetet në të njëjtat parametra.
Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion
Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.
Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.
Kronike
E rëndë/ Dyshohet se është vetëvarur, 40-vjeçari gjendet i pajetë
Një 40-vjeçar është gjendur ditën e sotme pa shenja jete në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm.
Sipas autoriteteve shtetasi A. N. është vetëvarur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.15, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. N., rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kronike
Foto/ Çantat plot me para! Ndalohet 45-vjeçari në Kakavijë
Një 45-vjeçar u vu nën hetim, pasi në pikën kufitare të Kakavijës, u kap me dy çantat të mbushura me para të padeklaruara.
Shtetasit me iniciale E. K., iu gjetën 47.150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe ndaj 45-vjeçarit, banues në Tiranës, nisi procedimi penal, në gjendje të lirë.
-
Pinknews5 hours ago
“Kush më prek deri në palcë unë…”/ VIP-at kundra Egla Cenos, deklaratat e forta për aktoren që u shpall fituese e BBVIP
-
Aktualitet2 hours ago
Romeo Veshaj ish i dashuri i Sara Gjordenit? Ish-banorja e ‘BBVIP3’ tregon të vërtetën
-
Politike31 mins ago
Ahmetaj denoncon në median italiane: Rama takohej me bosët e karteleve mafioze në zyrën e tij! Pastronin paratë në ndërtim
-
Aktualitet5 hours ago
Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot
-
Politike24 hours ago
Nisma e Ramës për Drejtësinë, reagon SHBA-BE: E nxituar, të jetë gjithëpërfshirëse
-
Politike5 hours ago
E trishtë/ Deputetja Albana Vokshi humb babanë: Pusho në paqe, bab
-
Kronike2 hours ago
Foto/ Çantat plot me para! Ndalohet 45-vjeçari në Kakavijë
-
Sport4 hours ago
Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Champsions League, shoqërohet nga Linda dhe presidenti i FSHF-së