Connect with us

Politike

‘Kemi korrupsion’, Rama: Hakerat na morën të dhënat

Edi Rama: Por nuk mund të bësh krahasime dhe të thuash që këtu gjërat kanë shkuar keq e më keq është si të jesh i verbër. Patjetër që ka korrupsion në Shqipëri. Erdhën iranianët dhe na u futën në sisteme, po na morën disa të dhëna sepse i kemi ato sisteme, por nuk ia arritën qëllimit për të na shkatërruar sistemet tona qeveritare. Duhet shumë rezistencë, sepse situata që po kalojmë nuk është një situatë e lehtë. Ju keni dëgjuar shpesh, çfarë është kjo luftë, luftë nuk ka, çfarë lidhje kemi ne me luftën, ne nuk kemi gaz. E vërteta është që lufta në Ukrainë është sebep, qëllimi madhor nuk është aneksimi i disa territoreve të Ukrainës nga Vladimir Putin dhe kasta e Kremlinit. Qëllimi kryesor është gjunjëzimi i gjithë botës në perëndim të Rusisë. Ne jemi pjesë e kësaj bote në perëndim të Rusisë. Sot, për ta gjunjëzuar këtë botë në perëndim të Rusisë, Putin ka kthyer energjinë në armë kundër pPerëndimit, i cili në një masë shumë të madhe varet nga gazi rus.

Advertisement