Connect with us

Politike

Meta: Do t’i japim fund sundimit të regjimit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se do t’i jepet fund sundimit të regjimit dhe do të vendosim sundimin e ligjit njëherë e përgjithmonë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka riktheksuar fjalët e tij gjatë takimit të parë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, më parë gjatë ditës.

Ai u shpreh se PL angazhohet të rikthejë besimin dhe të garantojë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Postimi i plotë:

 

 

Ne do t’i japim fund sundimit të regjimit dhe do të vendosim sundimin e ligjit njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që të rikthejmë besimin dhe të garantojmë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Advertisement