Politike
PL-ja zgjedh kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar
Partia e Lirisë ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të Komitetit të saj drejtues të dalë nga Konventa e mbajtur pak ditë në parë. Në krye të kësaj strukture të rëndësishme organizative brenda Partisë së Lirisë është zgjedhur ish-ministri Edmond Haxhinasto. Ndërkohë pritet të votohet edhe për zëvendëskryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe kryesinë e re.
Në fjalën e tij Haxhinasto tha se duhet bërë çdo përpjekje për të rikthyer sinergjinë në parti dhe për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin mes anëtarëve. Ai shtoi se ka kauza madhore sot në vend që vijnë si emergjencë kombëtare prandaj PL duhet të jetë në krye të punëve.
“Dua të ju falenderoj për mbështetjen. E shikoj me shumë përgjegjësi këtë detyrë, Jam para jush që jeni një ekip shumë i fortë kshuqë do të përpiqemi që të gjithë së bashku të arrijmë atë sinergjinë e nevojshme. Ka disa kauza madhore që vijnë si emergjencë kombëtare. Do të doja gjithashtu të ju them si Partia e Lirisë kryetari e ka bërë të qartë dhe më parë liria qëndron në plan të parë. Duhet të kemi një solidaritet me të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë. Duhet t’i trajtojmë me fytyrë humane, ne jemi parti me fytyrë humane. Besimi i qytetarëve kthehet duke i shërbyer atij, interesit të tij. Kemi shumë punë përpara komunikimi duihet të jetë intensiv dhe i drejtëpërdrejtë”, tha Haxhinasto.