Connect with us

Kronike

Vdes tragjikisht shqiptari në Itali (Detaje)

Një punëtor me origjinë shqiptare ka rënë nga çatia në një kantier ndërtimi në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në via San Lorenzo, në Chiabotto di San Giorgio Monferrato.

Punëtori ishte 42 vjeç dhe jetonte në Casale Monferrato. Ai ra nga një lartësi prej 4 deri në 5 metrash. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.

Advertisement