Connect with us

Kosova

Kosovë-Serbi/ Diçka po ‘gatuhet’…

BEOGRAD- Në shtatë ditët e ardhshme, rreziku i tensioneve të serbëve në Kosovë do të shtohet. Natën e së enjtes dhe të premtes, presidenti Aleksandër Vuçiç pati bisedime të vështira me serbët e Kosovës. Sipas mediave serbe, biseda zgjati nga ora 10 e mbrëmjes të së enjtes deri në orën 6:30 të mëngjesit të së premtes. Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i kanë thënë Vuçiçit se nuk e durojnë dot më terrorin e pretenduar që ushtron ndaj tyre, Albin Kurti. Ndaj shtojnë se e vetmja gjë që u ka mbetur të bëjnë, është në hipin gratë dhe fëmijët nëpër traktorë dhe t’i nisin në Serbi. Po ashtu theksuan se ata vetë nuk do të shkojnë askund, por do të luftojnë.

Presidenti u tha atyre se ai personalisht dhe vendi qëndrojnë fort në krah të tyre, se nuk do t’i braktisin dhe do t’i lënë në baltë. Në fund të fjalimit, ai mori një duartrokitje 15-minutëshe. Megjithatë përshtypja kryesore pas bisedimeve dhe takimeve është se 48 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit kur bëhet fjalë për Kosovën. Po ashtu, përveçse me serbët, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar deri në orët e vona të të premtes me Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pas bisedës që ka zgjatur më shumë se pesë orë, nuk ka pasur deklarata zyrtare, përveç se Vuçiç ka shkruar në Instagram se është takuar me Lajçakun. Lajçak ka shkruar se me Vuçiç ka pasur diskutim të gjatë dhe të vështirë.

“Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Duhet shmangur dhuna. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar ai.

Për më tepër, që sot, është kërkuar një mbledhje urgjente e qeverisë së Serbisë. Diçka e madhe po luhet por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë. Të jetë marrëveshja e propozimit franko-gjerman për arritjen e një dakordësie të parë mes ty vendeve? Deri më tani nuk dihet.

Cili është propozimi franko-gjerman?

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.

Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dheGjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Më 18 tetor, Vuçiç përsëriti se thelbi i propozimit të Gjermanisë dhe Francës është që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Si përfitim, Serbia do futej në BE dhe do merrte përfitime të konsiderueshme ekonomike.

Advertisement