Rajon
Ç’po ndodh në Greqi, zhduket një tjetër shqiptar (EMRI+FOTO)
Zhduket shqiptari Ylli Mera në Selanik. Autoritetet policore në Selanik janë vënë në alarm për zhdukjen e një 51-vjeçarit shqiptar, i cili ka disa ditë që është larguar nga banesa.
Zhdukja e 51 vjeçarit u raportua dy ditë më parë nga familjarët e 51-vjeçarit, të cilët kanë kërkuar publikimin e të dhënave të njeriut të afërt në mënyrë që të mund të përshpejtohet gjetja e tij. Familjarët e 51-vjeçarit janë shprehur të shqetësuar se mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.
Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më.
“Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ditën e zhdukjes së tij”, njofton policia greke.
Gjurmët e tij kanë humbur në mesditën e 1 nëntorit, në zonën e njohur si Arethousa, në Selanik. Autoritetet greke apelojnë se kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.