Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Kushte ekstreme, pamje nga banesa e ‘tmerrit’

Këto janë pamjet nga banesa në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, aty ku familja Laçi, mbahej e mbyllur prej 6 vitesh nga kryefamiljari. Xherxh Laçi nuk i lejonte familjarët të dilnin nga banesa me pretendimin se do infektoheshin. Ai i kërcënonte me armë dhe me mjete të tjera prerëse, të cilat u sekuestruan nga policia. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet gjendja e mjerueshme në të cilën jetonte familja.

Laçi nuk lejonte që dy djemtë e tij të shkonin në shkollë, duke i lënë vetëm me arsim 9-vjeçar. Po ashtu, në banesë nuk kishte drita dhe ujë për një kohë të gjatë, si dhe kryefamiljari kujdesej që dritaret të ishin gjithnjë të mbyllura, duke bërë që brenda 4 mureve të mos kishte asnjë rreze drite.

Fotot/ Fëmijët i largoi nga shkolla, jetonin pa drita dhe ujë!

Fqinja e familjes tha për mediat se kryefamiljari vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët. Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë nuk ishte emër i panjohur për policinë. Në vitin 2013, Xherxh (Gjergj) Laçi, terrorizoi lagjen e tij duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Advertisement