Connect with us

Pinknews

Butrinti flet për ndarjen me Kiara Tito-n

Këngëtari Butrint Imeri ka folur për herë të parë për ndarjen me Kiara Titon. Ai nuk ka dhënë arsye konkrete që solli ndarjen, por thotë se secili po ndjek rrugën e tij.

“Nuk ka pas asnjë arsye pse jena nda po ajo ka shku rrugës vet unë rrugës tem”, tha Butrinti duke konfirmuar sërish se ka pasur lidhje mes tyre. Ndërkohë, e pyetur më parë nëse ka patur lidhje me këngëtarin, moderatorja i ka mohuar të gjitha.

Por në një projekt muzikor të titulluar ‘Hajt Hajt’, Kiara shfaqet pranë Butrintit. Të dy janë njohur në një emision televiziv dhe arritën të krijonin një lidhje dashurie me shumë ulje-ngritje derisa shkuan në ndarje.

Advertisement