Connect with us

Pinknews

Aktori merr ‘fronin’, shpallet mashkulli më seksi

SHBA– Aktori Chris Evans është kurorëzuar nga Revista People si mashkulli më seksi i vitit 2022. Mbrëmjen e djeshme gjatë “The Late Show”, Stephen Colbert shpalli Evans si fituesin e titullit të këtij viti.

Evans nuk mund të ishte aty për një fjalim zyrtar pranimi por ai dërgoi një video-mesazh të veçantë. Evans ka luajtur një sërë personazhesh të paharrueshëm vitet e fundit. Këtë vit, ai luajti në Pixar’s Lightyear, Netflix’s Grey Man, dhe xhiroi tre filma të rinj, duke përfshirë Ghosted të vitit 2023 për AppleTV+, të cilin ai po ashtu është producent ekzekutiv, ndërsa gjithashtu është bashkëdrejtues i A Starting Point.

“Kjo do të thotë shumë që vjen nga një ish-burrë më seksi i gjallë”, i thotë Evans Johnson-it në video.

Ylli, sigurisht, është në shoqërinë e famshme, duke iu bashkuar një klubi të gjatë që përmban njerëz si Sean Connery, Tom Cruise, Idris Elba dhe mashkulli më seksi i 2020-ës, Michael B. Jordan. Disa fitues madje e kanë marrë dy herë titullin, duke përfshirë Richard Gere, Brad Pitt, George Clooney dhe Johnny Depp.

Advertisement