Connect with us

Pinknews

Këngëtarja tregon vendin më të keq ku ka bërë dashuri

Orgesa Zaimi ishte e ftuar në puntatën e djeshme të “Zemër Luana”, ku gjatë një sfide ajo duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve.

Gjatë lojës asaj iu drejtua një pyetje nga Belinda Dragoti ku iu kërkua të tregonte se “Cili ka qenë vendi më i parehatshëm që ke bërë dashuri?”

Por si u përgjigj këngëtarja?

Mjaft e sinqertë dhe spontane Orgesa tha: “Në shtëpi, në një divan i cili nuk është dhe aq komod.”

Sakaq, Orgesa Zaimi është bërë pjesëmarrëse edhe te “Kënga Magjike” me këngën me titull “Shiu i Tetorit”.

Gjatë intervistës te “Rudina”, ajo u shpreh se ajo e shijon çdo pjesëmarrje të saj dhe nuk ka thënë ndonjëherë se do të fitojë.

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Pritshmëritë janë të larta besoj, edhe në “Këngën Magjike” apo jo?

Orgesa Zaimi: Tani të gjithë duhet të thonë që unë do fitoj, por unë nuk e them këtë sepse nuk e kam thënë ndonjëherë dhe nuk jam futur ndonjëherë në ndonjë kompeticion për ta fituar ose me pretendim, nuk jam futur asnjëherë në asnjë kompeticion me pretendim. Unë e shijoj jashtëzakonisht eksperiencën.

Rudina Magjistari: U bë i shtati vit që ti merr pjesë në “Këngën Magjike”. Sa çmime ke grumbulluar deri më tani?

Orgesa Zaimi: Po, finalet gjithmonë i kam kapur.

Rudina Magjistari: Kështu që ke marrë nga një çmim.

Orgesa Zaimi: Por për mua të them të drejtën Rudina, “Kënga Magjike” është një nga festivalet, për të mos thënë i vetmi që është realisht shumë promovues për artistin. Promovimi vazhdon javë pas jave, është në vëmendjen e njerëzve kënga gjatë gjithë kohës, kështu që më pëlqen fakti që jam pjesë e festivalit. Ka qenë një eksperiencë gjithmonë e mirë. Të them të drejtën, ndihem si në shtëpi në “Kënga Magjike”. Nuk e di nëse do të marr pjesë përsëri, por këtë herë them që mund të jetë hera e fundit, pastaj them mund të bëj një pushim.

Rudina Magjistari: U dashka fituar me patjetër.

Orgesa Zaimi: Nuk dua ta them këtë se nuk dua të nxis… për mua fitore është kënga.

Advertisement