Connect with us

Pinknews

Vijon markata e televizioneve

Pak kohë më parë qarkulloi lajmi se moderatorja Brikena Prifti, do të largohej nga “Tv Klan”, ku gjithmonë e kemi parë në prezantimin e edicionit të lajmeve.

Tashmë vetë Brikena, ka konfirmuar se do të largohet nga televizioni “Klan”, ku dhe i ka dedikuar një shkrim në rrjetet sociale.

“Ndonjëherë duhet të dalim nga muret e shtëpisë për t’u rritur. Faleminderit familjes ‘Klan’ për krijimin e një mundësie të jashtëzakonshme profesionale, e çdokujt me të cilin bashkëpunova e më mbështeti në këto vite të mrekullueshme, që më kanë dhënë shumë në çdo aspekt! Mirënjohëse gjithë jetën.

Siç e kemi raportuar edhe më herët Brikenën do ta shohim në një format të ri në “Vizion Plus”. Ndryshe nga serioziteti që e karakterizonte në edicionin e lajmeve, tashmë Brikena do të prezantojë programin e pasdites.

Një eksperiencë e re për moderatoren, por ende nuk dihet saktësisht se kur do ta shohim në ekranin e “Vizion Plus”.
Advertisement