Pinknews
Pasi ‘pyeti lotin’, Elsa Lila sjell ‘Evita’
Elsa Lila do të rikthehet në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku do të konkurroj mes 26 pretendentëve të përzgjedhur nga juria për çmimin e madh të festivalit.
Pjesëmarrja e saj në këtë festival vjen pas 26-vitesh mungesë, kur në daljen e saj të fundit në skenën e këtij festivali, në vitin 1996, ajo u shpall fituese me këngën “Pyes Lotin”.
Këtë vit ajo do të rikthehet, me këngën e titulluar “Evita”.
Artistja ka qenë muajt e fundit në vëmendje mediatike, duke qenë se është përfolur mbi përfshirjen e saj në botën e krimit të organizuar në Itali. Ajo u lirua nga burgu vetëm së fundmi, pas akuzave në pjesëmarrjen e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, ku pretendohej se detyra e saj ishte ajo e mbajtjes së llogarive.