Connect with us

Bota

Italia nuk gjen qetësi, tronditet nga një tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.3 , u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros në Itali. Lëkundjet u regjistruan në orën 6:20, i ndjekur nga një tjetër tërmet 3.2 ballë në orën 6:23.

Gjithsesi nuk janë raportuar dëme apo probleme të tjera në njerëz përveç atyre të lëkundjeve të forta të 9 nëntorit.

Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Lëkundjet nga tërmetet vazhdojnë në rajonin Marche, duke shkaktuar dëme për disa dhjetëra milionë euro dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.

Advertisement