Connect with us

Pinknews

Njihuni me partneret e futbollistëve të Francës (FOTO)

Duke bërtitur ‘Allez Les Bleus’ në majë të mushkërive do të jenë edhe partneret e futbollistëve të Francës, kur ata të fillojnë rrugëtimin në Kupën e Botës.

Didier Deschamps udhëheq ekipin në Katar ti trajner, i francezëve që do të përballen me Australinë në ndeshjen e tyre të hapjes.

Dhe bashkimi me yjet e kombëtares në stadiumin Al Janoub do të jenë bashkëshortet dhe partneret e tyre mahnitëse.

Dhe bashkimi me yjet e kombëtares në stadiumin Al Janoub do të jenë bashkëshortet dhe partneret e tyre mahnitëse.
Alicia Aylies

23-vjeçarja e bukur, Alicia është e dashura shumëvjeçare e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Thuhet se ata filluan të takoheshin në vitin 2018, dhe ajo u pa në tribuna duke brohoritur përv sulmuesin në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Alicia është një modele, e cila fitoi Miss France.

Si çift, Mbappe dhe bukuroshja preferojnë ta mbajnë private romancën e tyre.

Camille Tytgat
Gruaja e Raphael Varane, Camille është e diplomuar për drejtësi nga Lille.

Ajo u martua me mbrojtësin e Man Utd në 2015, edhe pse dyshja ishin të dashur nga shkolla e mesme.

Dyshja kanë së bashku dy fëmijë, një djalë të quajtur Ruben dhe një vajzë të quajtur Anais.

Camille, 28 vjeçe, është gjithashtu një veterane e Kupës së Botës, pasi ka ndjekur partnerin e saj edhe në Rusi katër vjet më parë.

Zoe Kristofoli
Adhuruesja e tatuazheve, Cristofoli, 26 vjeç, është e dashura e yllit të Milanit, Theo Hernandez.

Ajo dhe mbrojtësi kanë një djalë të quajtur TJ.

Ajo njihet për dashurinë që ka për tatuazhe saqë trupi i saj është i mbuluar nga to.

Ndërkohë që ajo drejton edhe sallonin e saj Ink Studio Lagrange në Torino.

Erika Choperena
Erika, 31 vjeçe, është një psikologe fëmijësh dhe gruaja e Antoine Griezmann.

Dyshja ishin së bashku për gjashtë vjet, përpara se të martoheshin më në fund në një ceremoni të mrekullueshme në Palacio de Galiana të shekullit të 11-të në Toledo, Spanjë në vitin 2017.

Ajo gjithashtu drejton markën e saj të veshjeve për fëmijë të quajtur “Duzama”.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Amaro, Mia dhe Alba.

Marine Lloris
Një tjetër stiliste e modës për fëmijë, Marine, zotëron markën e veshjeve, “Manege en Sucre”.

Ajo krenohet me klientët të famshëm, përfshirë Jessica Alba dhe Eva Longoria – të cilët blejnë për fëmijët e tyre nga marka luksoze.

36-vjeçara është i martuar me sulmuesin e Tottenham, Hugo Lloris që nga viti 2012.

Zeshkanja elegante është edhe nënë e dy vajzave Anna-Rose, Giuliana dhe Leandro.


Mae Guendouzi
22-vjeçarja Mae është gruaja e ish-yllit të Arsenalit, Matteo Guendouzi.

Ata dolën publikisht në vitin 2019 kur ai luajti për Gunners dhe që atëherë janë të pandashëm.

Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetën e tyre vajzën Mayleen.

Ata jetojnë në Marsejë, ku Matteo tani po bën emër.

Advertisement