Sport
Katar 2022/ Brazili ‘likuidon’ Serbinë, kavilja e Neymar frikson…
FT/ Brazil 2 – 0 Serbi (Richarlison 62′, 73′)
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës. Në stadiumin “Lusail Iconic” ishin të pranishëm më shumë se 88 mijë spektatorë, teksa ndeshja u vendos nga dopieta e Richarlison në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me dy skuadrat e ndrydhura, që më shumë studiuan lojën e njëra-tjetrës. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, me 45 minutat që u mbyllën 0-0.
Në pjesën e dytë skuadra e Tite do ndryshonte ritmin, me Raphinha që humbi një rast të artë. Pas tij ishte radha e Alex Sandro që nga 30 metra të godiste shtyllën e serbëve. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 62 minutë nga Richarlison, teksa sërish sulmuesi i Tottenham shënoi të dytin e ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 73. Kontroll dhe një kthim me gjysmë-roveshatë që mahniti të pranishmit në stadium dhe tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.
Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili dhe Zvicra kryesojnë me tre pikë, teksa Kameruni dhe Serbia kanë zero pikë.
VIDEO:
Renditja:
VIDEO/ ‘Albania, Albania’, tifozi nga Katari bën simbolin e shqiponjës para futbollistëve të Serbisë
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Ndërkohë në fundin e ndeshjes një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: “Albania, Albania”.
FOTO/ Neymar shpërthen në lot, sulmuesi pëson dëmtim ‘horror’ dhe del nga fusha
Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Në minutën e 77 të ndeshjes, Neymar pësoi një ndërhyrje të ashpër nga mbrojtësi Nikola Milenkovic. Kavilja e sulmuesit duket se ka pësuar një kthim jo të natyrshëm, me Neymar që është parë në lot teksa u zëvendësua nga Antony. Akull në këmbë për Neymar, që rrezikon të mos luajë në ndeshjet e ardhshme.

Brazil 2-0 Serbi. Richarlison gjen golin e dytë për Brazilin dhe dopietën personale në minutën e 73. Gol fantastik në Katar.
VIDEO/ 62 minuta lojë, Brazili gjen ‘çelësin’ e portës serbe! Richarlison shënon për ‘Selecao-n’
Brazil 1-0 Serbi. Në minutën e 63 Richarlison shënon për Brazilin. Pas shumë vuajtjeve, Selecao kalon në avantazh.
VIDEO/ Futbollisti i Serbisë nuk pret fundin e ndeshjes, i ‘merr’ bluzën Neymar-it që në minutën e tetë
Brazili po luan me Serbinë në Kupën e Botës. Ndeshja ka qenë e luftuar në minutat e para, teksa një nga lojtarët serb i ka hequr bluzën Neymar gjatë një aksioni për topin. Sulmuesi i Brazilit e ka përjetuar keq, me Lukic që nuk ka pritur fundin e ndeshjes për fanellën e Neymar.
VIDEO/ ‘Serbët dhe rusët janë vëllezër’, thirrje nacionaliste para ndeshjes me Brazilin në Kupën e Botës