Pinknews
Rihanna firmos marrëveshjen miliona dollarëshe
Rihanna konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira të muzikës moderne. Këngëtarja nuk kishte publikuar këngë që nga 2016, ndaj ishte e natyrshme që fansat të emocionoheshin për kolonën zanore të “Black Panther: ëakanda Forever”, i cili u publikua pak kohë më parë, me titull “Lift Me Up”.
Megjithatë, duket se nuk mjafton për audiencën e saj. Rihanna do të performojë në Super Bowl-in e ardhshëm në shkurt 2023, që është një punë shumë e madhe. Skena e Super Bowl ka parë emra të mëdhenj vitet e fundit, si Katy Perry, Shakira, Jennifer Lopez, Dr. Dre, Eminem dhe Beyonce.
Paraqitja e Rihannës pritet të jetë një nga ato që do të mbeten të paharrueshme për publikun, pasi ajo sigurohet të jetë perfekte në çdo paraqitje të saj live. Apple TV madje i kërkoi këngëtares të regjistrojë performancën e saj dhe ta përfshijë atë në një dokumentar të ri për rikthimin e saj muzikor.
Për ta bindur atë të bashkëpunonte, kompania i ofroi asaj miliona dollarë. “Ka shumë kuriozitet për çdo gjë që ka të bëjë me Rihanna-n. Rikthimi i saj në skenën muzikore për herë të parë në kaq shumë vite është shumë i rëndësishëm ”, tha një burim i Apple për gazetën britanike The Sun.
“Provat, takimet e saj me artistë të tjerë, por edhe ajo që ndodh në prapaskenë do të regjistrohen dhe do t’i japin publikut një pasqyrë se si është jeta e saj tani, si një nënë e re dhe si ndihet për rikthimin në industrinë e muzikës,” shtoi burimi.