Pinknews
Ciao Blero/ Afrona gjen të dashur të ri
Në botë njerëzit merren me dramën e ndarjes Shakira-Pique, ndërsa tek në në Shqipëri, pas pajtimit të Borës me Donaldin, janë çifti Afrona Dika dhe Blero, ata që po marrin vëmendjen.
Prej kohësh tashmë ata kanë pranuar publikisht ndarjen e tyre, mirëpo çdo lëvizje e tyre tashmë po shikohet me kërshëri nga publiku.
Së fundmi ka qënë Afrona ajo që ka dhënë disa sinjale për një lidhje të re dashurie, duke treguar kështu se e ka lënë pas historinë me këngëtarin nga Kosova, Blero.
Përmes një postimi në Instastory, ajo tregon se sip o shijonte një darkë romantike, krah një personi të mistershëm me inicialin J.
Ky fundit kishte ditëlindjen dhe me sa duket ky rast është bërë sebep që Afrona t’ia uronte ditëlindjen, duke e bërë këtë edhe publikisht, por pa ndarë shumë detaje.
detaje.
Po ashtu ky është një tjetër postim që konfirmoi edhe më tej dyshimet, e një lidhjeje të re.
Kjo foto erdhi menjëhre pasi në rrjet qarkulloi një foto, ku Blero shfaqej krah një vajze bjonde teksa putheshin.
Thumbimet nuk kanë munguar nga dy ishpartnerët dhe kjo me sa duket ka qënë lëvizja e radhës e Afronës.
Çfarë pritet në vijim? Mbetet për t’u parë, por deri atëherë le të shijojmë këtë “telenovelë”.